Përsëri Real Madridi mbretëron në Evropë. Skuadra spanjolle e ka fituar për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Liverpoolin në finalen e Kievit me rezultat 3-1.
Pas një rasti nga Cristiano Ronaldo, Trent Alexander-Arnold ka mundur t’i kalojë Redsat në epërsi, mirëpo Keylor Navas reagoi për ta bërë pritjen.
Skuadra angleze u tregua rrezikshme në fillim, mirëpo largimi i lojtarit kryesor, Mohamed Salah, për shkak të një lëndimi nga një tërheqje me Sergio Ramosin, bëri që në vazhdim të ndryshonte loja dhe Los Blancos ta merrnin kontrollin.

Në fillim të gjysmës së dytë, Isco pati një mundësi fantastike për të shënuar, por e goditi vetëm transversalen. Nuk zgjati shumë dhe rezultati u zhbllokua.
Një gabim të pafalshëm të portierit Loris Karius e shfrytëzoi Karim Benzema, i cili nga afërsia ia ktheu topin në portë (51′).

Megjithatë, gëzimi i Mbretërve nuk zgjati shumë. Pas një harkimi nga këndi, Dejan Lovren e dërgoi topin me kokë te Sadio Mane, i cili e barazoi rezultatin (55′).
Inkuadrimi në lojë i Gareth Bale ndryshoi gjithçka. Sapo hyri në lojë, uellsiani shënoi një gol fantastik në mënyrë akrobatike, pas harkimit nga Marcelo (64′).

Goditja e shtyllës nga Mane dhe shansi i Ronaldos përballë portierit, ishin vetëm disa prej mundësive të pashfrytëzuara në këtë ndeshje.
Një tjetër gabim i Karius ia siguroi Realit fitoren. Gareth Bale bëri një goditje të fuqishme nga largësia, ndërsa portieri i Liverpoolit dështoi ta largonte topin edhe pse e preku me duar (83′)./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës