Ka përfunduar takimi në mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues, me rezultatin 1:1.
Pjesa e parë u konkretizua me një lojë të qetë nga të dy skuadrat.
Ishte kampioni në fuqi që në rastin e parë drejt portës realizoi.
Në minutën e 11` shënoi Edvin Kuç pas një gjuajte të bukur, duke i dhënë epërsinë suharekasve.
Kryeqytetasit në anën tjetër u munduan të barazojnë, por nuk arritën.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Ballkanit.
Edhe në 45 minutat e dytë ishin ekipi i Ilir Dajës që po kërkonin më shumë golin.
Mirëpo, edhe kryeqytetasit u munduan të barazojnë shifrat, por arritën krejt në fund të realizojnë.
Ishte Kreshnik Uka që nga pika e bardhë u tregua i saktë.
Me këtë barazim Ballkani qëndron në vendin e dytë me 38 pikë, kurse Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 27 sosh. /lajminet
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...