Nuk ka fitues në 90 minuta, Zvicra dhe Spanja shkojnë në vazhdime

20:07 | 2 Korrik 2021

Kanë përfunduar 90 minutat e kohës së rregullte 1-1 mes Zvicrës dhe Spanjës.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullte është mbyllur me rezultat 1-1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Spanjën që edhe realizoi në min e 8’ ku pas një goditje të fuqishme të Jordia Albas topin e devijoi Denis Zakaria duke shënuar autogol.

Në pjesën e dytë më kërkuese ishte Zvicra që barazoi rezultatin në min e 68’ me golin e Xherdan Shaqirit pas një gabimi në mbrojtën e Spanjës.

Zvicra është me një lojtar më pak nga minuta e 77’ kur u përjashtua Remo Freuler me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Mbetet të shihet a do të ketë fitues pas vazhdimeve, apo ndeshja do të shkojë në penallti.

Lajmet më të lexuara