Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka merituar Topin e Artë këtë vit.
Cristiano Ronaldo nuk ka arritur ta fitojë për të gjashtën herë Topin e Artë, duke u mposhtur nga Luka Modric.
Massimilano Allegri, gjatë një prononcimi për media, ka thënë se ylli portugez e ka merituar Topin e Artë, por ka shtuar se këtë gjë ylli i ri i tyre do ta bëjë në fanellën e Juventusit.
“Është vërtetë zhgënjyese”, ka deklaruar Allegri, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai e merituar të fitonte atë për atë që bëri me Real Madridin. Ai nuk mund të kishte shkuar më shumë në Kupën e Botës me Portugalinë”.
“Motivimi i tij tani është të fitojë vitin e ardhshëm me Juventusin”
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran