Liverpooli është kthyer sërish në krye të tabelës me fitoren e sotme (e diele) ndaj Cardiff Cityt.
“Redsat” siguruan tri pikë duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e trajnerit Neil Warnock me rezultat 0 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Georginio Wijnaldum shënoi supergol duke dërguar në avantazh skuadrën e tij para se James Milner me një goditje nga penaltia t’i ipte fund shpresave të nikoqirëve për ndonjë barazim derisa kishin mbetur edhe nëntë minuta lojë.
Në këtë pikë të sezonit nuk është i pranueshëm asnjë gabim dhe kështu Liverpooli vazhdoi garën e nxehtë në Premierë Ligë me Manchester Cityn duke rimarr kreun ndonëse kampioni në fuqi është me një ndeshje më pak.
Liverpooli ka 88 pikë tani, dy më shumë se Manchester City në pozitën e dytë, ndërsaCardiff City është në zonën e dëbimit me vetëm 31 pikë./arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...