Arrigo Sacchi nuk mund ta kuptojë përse Maurizio Sarri e dëshiron sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, në Juventus. Ai beson se argjentinasi vetëm sa do t’ia komplikonte gjërat atij.
Por, sipas ish-trajnerit legjendar të Milanit, Sacchit, Icardi edhe pse sulmues fantastik, nuk bën për lojën e Sarrit.
“Icardi është specialist në rolin e tij, por ai do të kishte probleme për të luajtur futboll total”, tha Sacchi.
“Pastaj, ai do të mbushte shumë hapësira që në përgjithësi lihen të lira për Cristiano Ronaldon që të vrapojë në to për të shënuar”, shtoi ai.
“Sarri është trajner i madh me aftësi të mrekullueshme për t’iu mësuar gjëra të reja lojtarëve, por pyes veten përse do të donte ai të krijojë më shumë probleme”, theksoi ai.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...