Nicolo Zaniolo dhe Roma mund të konsiderohet tashmë një histori e mbyllur, madje e mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Sulmuesi pret që në orët e ardhshme të njihet me klubin e ri ku do të vijojë karrierën ndërsa faktin se lojtari nuk e respektoi sa duhet klubin që i besoi maksimalisht, nuk ia falin tifozët verdhekuq.
Këta të fundit arritën deri në pikën e fundit, duke u mbledhur në masë dhe duke e ofenduar e kërcënuar poshtë shtëpisë Nicolo Zaniolon. Kështu, 23-vjeçari sipas asaj që raporton Sky Sport është detyruar të largohet natën nga kryeqyteti pa shkaktuar zhurmë teksa i është drejtuar vendlindjes së tij, Spezia.
Zaniolo do të presë në qetësi orët e fundit të merkatos ndërsa së fundmi nga profili i tij në rrjetet sociale ka larguar çdo lidhje me Romën duke u konsideruar kështu një lojtar i lirë.
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...
Antoneta lë shtëpinë e Big Brother