
Atalanta duke festuar golin e dytë ndaj AS Romas
AS Roma është mposhtur me rezultat 2 me 1 në ndeshjen si nikoqir kundër Atalantas.
Gjiganti italian ka pësuar në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A të zhvilluar në Olimpico, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror i Atalantas, Andreas Cornelius është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. 24-vjeçari është vlerësuar me notën 7.7 për golin dhe paraqitjen e tij solide.
Me notë të lartë te skuadra e Piero Gasperinit është vlerësuar edhe Rafael Toloi (7.6), Remo Freuler (7.4) dhe Alejandro Gomez (7.1). Portieri shqiptar Etrit Berisha është vlerësuar me notën 6.7.
Lojtari me notën më të dobët është Lorenzo Pellegrini i AS Romas (6.0)./arbresh.info/

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale