Atletico Madridi siguroi edhe tre pikë në ndeshjen e xhiros së 35 në La Liga të zhvilluar si mysafirë ndaj Las Palmas.
Gjiganti spanjoll mposhti me rezultat të thellë 0 me 5 rivalin e tyre pas një super paraqitje në stadiumin ‘Gran Canaria’, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Atletico vazhdon me fitore në La Liga (VIDEO)
Mesfushori Saul Niguez, i cili shënoi një herë dhe krijoi një asistim, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Reprezentuesi spanjoll është vlerësuar me notën 9.2.
Sulmuesi i skuadrës nikoqire, Kevin Prince Boateng është lojtari më i dobët i këtij takimi. 30-vjeçari është vlerësuar me notën 4.6 pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë./arbresh.info

Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...