Ylli i RB Leipzig, Christopher Nkunku, verën e ardhshme pritet të transferohet te Chelsea.
Sipas gazetës gjermane Bild, 24-vjecari veçse i ka kryer testet mjekësore te klubi londinez dhe në qershor të vitit 2023, Chelsea pritet t’ia paguajë klauzolën e blerjes prej 60 milionë eurove gjermanëve, përcjell arbresh.info.
Ylli francez do të jetë transferimi i parë i Chelseat për sezonin e ardhshëm.
Nkunku është pjesë e Leipzig nga viti 2019, ku dy sezonet e fundit ka shkëlqyer në paraqitjet e tij, madje, sezonin e kaluar, 2021-22 ai u shpall lojtari i vitit nga Bundesliga gjermane. Në atë sezon, në 34 paraqitje ai pati 20 gola dhe 13 asistime, duke qenë shtylla kryesore e këtij klubi. Ndërsa në këtë sezon, Nkunku ka 6 gola dhe një asistim në 11 ndeshje.
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan
Edi Rama: SHBA-të nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë
BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me t...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...