“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Palace e nderon Arsenalin pasi fituan Premier League

17:22 | 24 Maj 2026
D.H

Arsenali u shpall kampion i Premier Leagues të mërkurën pas barazimit 1-1 të Man Cityt kundër Bournemouthit.

Falë këtij barazimi, Arsenali u shpall kampion një xhiro para fundit edhe matematikisht, duke e fituar Premier Leaguen pas 22 vitesh, shkruan Arbresh.info.

Sot, “Topçinjtë” po e zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim tek Crystal Palace ku edhe do ta ngrin lart trofeun e më të mirit pas mbylljes së takimit.

Por në nisje të ndeshjes, Crystal Palace për një gjest për t’u duartrokitur ku i bëri korridorin e nderit kampionëve.

Zakonisht kjo ndodh në Premier League ku një skuadër fiton titullin para kohe, dhe tashmë është bërë si traditë.

Arsenali kurorëzohet me trofeun e më të mirët për herë të parë pas vitit 2004. Ky ishte titulli i 14 i “Topçinjve” në histori.

Ndeshja aktualisht është 0-0./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale