Hannes Halldorsson ka qenë hero i islandezëve në ndeshjen debutuese në Kampionatin Botëror.
Portieri islandez ka arritur t’i presë penalltinë njërit nga futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave Lionel Messit.
34-vjeçari e bëri realitet një ëndërr të madhe të tijen për të luajtur në Kupën e Botës me Islandën dhe për më tepër të kontribuojë për fitimin e një pike.
Lionel Messi duke u përshëndetur me portierin islandez Hannes Halldorsson para fillimit të ndeshjes (Getty Images)
“Ka qenë ëndërr e imja për të luajtur në një Kupë të Botës dhe tani ajo është bërë realitet”.
“Për të pritur një penallti në Kampionatin Botëror ndaj futbollistit më të mirë në botë është diçka fantastike, pasi edhe fituam një pikë”, deklaroi Halldorsson për FIFA.
Numri një i Islandës foli edhe për sekretin e pritjes së penalltisë përballë Lionel Messit.
“I kisha studiuar penalltitë e Messit pasi mendoja se një gjë e tillë mund të ndodhte. I kamë parë me kujdes të madh penalltitë e ekzekutuara nga ai dhe isha i bindur se do të godiste në atë këndë”, tha Halldorsson.
Festa e Hannes Halldorsson pas përfundimit të ndeshjes (Getty Images)
Pas pikës së parë të fituar ndaj një kundërshtari të fuqishëm si Argjentina, Halldrosson është shndërruar në një idhull të islandezëve.
Ndeshjen e ardhshme në kuadër të Grupit D, Islanda do ta luaj përballë Nigerisë. /Telegrafi/
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...