Gjatë vikendit të kësaj jave, në Gjermani do të mbahen të pame për të ngushëlluar familjen e Fadil Vokrrit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një sulmi të papritur në zemër më 9 qershor, shkruan portali arbresh.info.
FFK ka njoftuar përmes faqes zyrtare se për shkak të interesimit të madh të bashkëatdhetarëve tanë në mërgatë për t’i shprehur ngushëllime familjes Vokrri, meqë një pjesë e familjes Vokrri jeton në Gjermani, është vendosur që më 1 korrik në Mynhen të mbahet e pamja.
“E pamja mbahet ditën e diel, prej orës 10 deri në orën 17:00, në GroBhadern Erstr, 47 në 81375, Munchen”, shkruan FFK.
Vokrri ishte president i FFK-së që nga viti 2008./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...