Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka më shumë se një javë që po trajtohet në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri të rënduar nga Covid, sipas familjarëve të tij.
Mediat braziliane raportuan se Pele u transferua në kujdesin intensiv sepse trupi i nuk reagoi ndaj kimioterapisë që përdori për të luftuar kancerin.
Pak ditë më parë, ylli francez, Kylian Mbappe, u lut në Twitter për legjendën duke shkruar “Lutuni për Mbretin”.
Ndëkaq mbrëmë, i shtrirë në spital, Pele uroi që Mbappe të thyej rekordet e Peles në Botëror.
Ai iu përgjigj: “Faleminderit. Do të jem i lumtur të të shoh të thyesh një tjetër rekord timin në këtë kampionat, miku im”.
23-vjeçari Mbappe shënoi dy gola në ndeshjen kundër Polonisë dhe kështu arriti në total nëntë gola në Kampionatin Botëror, vetëm shtatë më pak se Miroslav Klose, i cili ka 16 gola.
Kjo e bëri atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Kupat e Botës nën moshën 24 vjeç, dhe rekordin e mëparshëm e mbante Pele me tetë gola./arbresh.info
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...