Neymar ka thënë se “do të jetë nder për të ndarë dhomën e zhveshjes me një portier si i mrekullueshmi Gianluigi Buffon” në Paris Siant Germain.
Legjenda e Juventusit dhe “Azzurrëve” iu bashkua kampionit francez duke nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe për herë të parë do të luaj te një klub jashtë Italisë, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë nder për të ndarë dhomën e zhveshjes me një portier si i mrekullueshmi Gigi Buffon për shkak të historisë së tij dhe personit që është”, ka thënë Neymar për ‘Fox Sports’.
“Ai ka shumë cilësi”
Braziliani është pyetur gjithashtu nëse mund të largohet nga PSG këtë verë.
“Do të qëndroj, kam një kontratë me PSG-në dhe kam zgjedhur për të ardhur këtu për një sfidë. Nuk do të ndryshoj mendjen time rreth kësaj, shpresoj të kemi një sezon të suksesshëm me shumë trofe”
“Shtypit i pëlqen të krijoj thashetheme, por të gjithë e dinë sa shumë më intereson mua rreth PSG-së”
26-vjeçarit vazhdon të flitet vazhdimisht rreth transferimit te Real Madridi./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...