Neymari është duke hasur në vështirësi te PSG-ja dhe duket se i ka ra pishman për largimin nga Barcelona.
Është e përditshmja “Lance” që raporton se Neymari i ka rënë pishman për transferimin nga Barcelona te PSG-ja.
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit është fjalosur me sulmuesin, Edinson Cavani dhe trajnerin, Unai Emery, megjithëse braziliani ka mohuar të ketë probleme të vazhdueshme, shkruan express.
Sipas “Lance”, djali i Neymarit jeton në Barcelonë dhe atij është duke i munguar shumë ai ndërsa raportohet se ka humbur edhe besimin e shokëve të skuadrës.
Gazetari spanjoll, José Luis Sánchez, ka thënë në “El Chiringuito de Jugones” se Neymari ka humbur besimin në dhomat e zhveshjes të PSG-së.
“Një njeri i brendshëm te PSG-ja, i besueshëm, më ka thënë se Neymari tashmë ka humbur pjesën më të madhe të zhveshtores te PSG-ja dhe nuk e durojnë më”, deklaroi Sanchez.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...