Drejtuesit e ri të Newcastle United e shohin trajnerin Mauricio Pochettino si zgjedhja e parë të klubi anglez dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 19 milionë euro në vit.
Ish trajneri i Tottenham u shkarkua nëntorin e kaluar dhe është i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sky Sports, tekniku argjentinas gjatë verës do të jetë në stolin e Newcastle, kurse gjatë këtij sezoni stolin do e mbajë Steve Bruce.

Me këtë pagesë Pochettino-n do bëhet trajneri i dytë më i shtrenjtë në Premierë Ligë pas Pep Guardioles, derisa te Tottenham fitonte rreth 10 milionë euro në sezon.
Drejtuesit e Saudisë janë afër për të marrë klubin anglez, pasi do i paguajnë 300 milionë euro te drejtori momental, Mike Ashley.
Me drejtuesit e rinj pos Pochettino-s pritet të bëhen edhe transferimet e lojtarëve të kualitet botëror./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...