Neuer i lënduar deri në fund të sezonit, Bayern sheh Martinez si zëvendësimin e tij

14:26 | 22 Dhjetor 2022
KRG

Klubi gjerman, Bayern Munich, ka telashe të mëdha me repartin e portës, pasiqë portieri i tyre, Manuel Neuer është i lënduar dhe nuk mund të rikthehet në fushë deri në fund të sezonit.

Neuer pësoi lëndim gjatë pushimeve të tij në skijim, ndërsa pritet të mungoj gjatë.

Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra gjermane tashmë ka filluar të gjeje zëvendësimin e 36-vjeçarit dhe sipas tyre, më i miri zëvendësim është portieri i portës së Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez.

Portieri i Aston Villës, ka shkëlqyer me kombëtaren e tij n ë Kampionatin Botëror, ku është treguar një gardian i suksesshëm ku edhe i ka mohuar shënimin e golave shumë lojtarëve të mëdha  nga pika e penalltisë,  në Kampionatin Botëror, përcjell arbesh.info.

Martinez, arriti t’i mbrojë disa penallti në finalen e Kupës së Botës dhe duke ia siguruar argjerntinës fitim e saj.

Interesimi i klubit gjerman për argjentinasin ka filluar që nga fillimi i kampionatin, mirëpo  tani mbetet të  shihet me kohën se cili do të jetë vendimi i tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale