Sot (e shtunë) është konfirmuar se një kërkim nënujor për aeroplanin e zhdukur që ishte duke bartur Emiliano Salan dhe pilotin David Ibbotson është vendosur për të filluar të dielën.
Avioni Piper PA-46 është zhdukur nga radari thuajse gati dy javë më parë në Kanalet e Anglisë dhe kërkimi për lojtarin, i cili vetëm dy ditë para zhdukjes kishte nënshkruar me skuadrën Cardiff City në Premierë Ligë, eventualisht përfundoi kur nuk u gjet “asnjë gjurmë”, transmeton portali arbresh.info.
Mbetje besohet se janë gjetur këtë javë nga avioni i zhdukur afër Surtainvilles në Kontinentin Peninsula në Francë dhe kërkimet nënujore në këtë zonë do të fillojnë.
David Mearnes, një marinës eksplorues në AAIB ka konfirmuar se kërkimet kanë si fokus gjetjen e “mbetjeve” sesa aeroplanin e paprekur.
Ai shtoi se përpjekjet e tyre do të fillojnë nesër në ora 7 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri të gjendet lokacioni i aeroplanit./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit