ProCredit Superliga ka hyrë në fazën vendimtare, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.
Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Trepçës, ës, ku më i dalluari ishte i rikthyeri te therandasit Jalen Nesbitt me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Ai kishte indeksin 27, apo më të lartin nga skuadrat fituese.
Bashkimi fitoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Te prizrenasit u dalluan Wendell Green me 18 pikë, dy kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Lejson Zeqiri me 17 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.
Peja fitoi në duelin e zhvilluar në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te verdhezinjtë më i miri ishte Dardan Berisha me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Sigal Prishtina regjistroi fitoren e nëntë radhazi në elitën e basketbollit, duke fituar ndaj Borës, ku më i miri te bardhekaltrit ishte Josh Nzeakor me 16 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
MVP
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi
Top 5
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi
Wendell Green (Bashkimi) 18 pikë, 2 kërcime, 6 asistime, 20 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 17 pikë, 5 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi
Dardan Berisha (Peja) 19 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi
Josh Nzeakor (Sigal Prishtina) 16 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 17 indeksi
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...
Këto tri shenja të horoskopit ju fshijnë nga jeta pa u pendu...
Qipriotët drejtë kutive të votimit pas një fushate zgjedhore...
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...