Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved beson se ylli i “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Ronaldo, e meriton të jetë fitues i Topit të Artë.
Ronaldo ka shënuar shtatë herë deri tani këtë sezon duke asistuar gjithashtu katër herë transmeton portali arbresh.info. Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” aktualisht qëndron në krye të tabelës në Serie A dhe e pamposhtur.
Nerved së fundmi ka folur për ‘DAZN’ rreth Cristiano Ronaldos dhe ka thënë :
“Është gjithmonë vështirë për ta fituar Topin e Artë por ai e meriton këtë”
“Ai ka shënuar shumë gola në Ligë të Kampionëve dhe për skuadrën e tij kombëtare, ai e meriton këtë”
“Ronaldo është më i mirë se të gjithë”
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë do të përballet me ish skuadrën e tij – Manchester United të martën e javës së ardhshme në Torino./arbresh.info/
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit