Megjithatë ajo që ka bërë bujë të madhe në Turqi është përjashtimi i Hadergjonajt me karton të kuq nga kjo sfidë.
Mbrojtësi i Kosovë shkaktoi një ndërhyrje të palejueshme duke penguar një kundërsulm të vendasve dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq, raporton Telegrafi.
Hadergjonaj e lëshoi fushën i nervozuar, teksa edhe në mediat turke është vlerësuar si vendim i ngutshëm nga gjyqtari kryesor i kësaj sfide.
Teksa tani në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa video se si për një ndërhyrje të lehtë, Hadergjonaj është përjashtuar.
Ata kanë publikuar pamjet e një ndërhyrje të tmerrshme të mesfushorit të Besiktasit, Josef ndaj Lemos, por përkundër që ishte ndërhyrje tejet e ashpër gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.
Sigurisht që janë dy ndërhyrje krejtësisht të ndryshme, pasi ajo e Hadergjonajt është shumë e butë në krahasim me të Josef që ishte ndërhyrje e ashpër dhe rrezikoi kundërshtarin.
/Arbresh.info/
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...