Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte arkitekt i golit të fitores së Liverpoolit në dramën kundër Newcastle United.
Derisa rezultati ishte 2-2, Jurgen Klopp e inkuadroi në lojë Shaqirin dhe meqenëse menjëherë pas u lëndua edhe Mohamed Salah, ai duhej të bënte diçka që të ndryshonte rrjedhën e takimit.
Dhe në momentin e gjuajtjes së lirë, drejt topit shkoi Trent Alexander-Arnolld, mirëpo Virgil van Dijk tregoi se është lider i Liverpoolit.
Ai bëri me shenjë që gjuajtjen duhej ta ekzekutonte Shaqiri dhe pati të drejtë. Nga harkimi i mesfushorit nga Kosova përfitoi Divock Origi, i cili kërceu më lartë për të shënuar.
Kjo fitore e mban Liverpoolin në garën për titullin e Ligës Premier dhe gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit.
https://www.dailymotion.com/video/x77f1uv
https://www.dailymotion.com/video/x77f2wn
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump