Lee Dixon insiston se Alexis Sanchezit dhe Mesut Ozilit do t’iu “tregohej dera” nëse ata do të kishin luajtura në skuadrën e Arsenalit gjatë epokës së tij.
Marrëveshjet me të dy lojtarët skadojnë këtë verë, gjë që do të thotë se ata janë të lirë për largim nga Arsenali në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
E ardhmja e Sanchezit në Arsenal ka qenë në dyshime që në kohë të gjatë dhe reprezentuesi kilian ishte pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Raheem Sterlingun e Manchester Cityt në javën e fundit të merkatos verore.
“Ne t’ia tregonim atyre derën”, tha Dixon. “Nëse nuk dëshironi të luani, atëherë shkoni. Kjo nuk ka ndryshuar”
“Nëse një lojtar nuk dëshiron të luaj, siç ka ndodhur me Michael Thomas 18 muaj para se shënonte [golin e fitores së titullit kundër Liverpoolit] në vitin 1989, ai ishte në konflikt me klubin. Apo edhe rasti Georges për para. Ai përfundoi duke iu nënshtruar gjërave të njëjta dhe nënshkroi në fund me Liverpoolin”
Lee Dixon luajti si mbrojtës i krahut të djathtë te Arsenali, Chelsea, Bury, Stoke City dhe te skuadra kombëtare e Anglisë./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale