Ndeshjet e Superligës që do të luhen sot

08:55 | 15 Shtator 2022
Emir Abduramani

Edhe sot, Superliga e Kosovës do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera.

Dy ndeshjet që do të zhvillohen sot do të fillojnë nga ora 15:00.

Në Mitrovicë, Trepça 89’ do ta presë skuadrën e Ferizajt.

Mitrovicasit vijnë pas fitore bindëse ndaj Drenicës në Skënderaj me rezultat 2-5, ndërsa Ferizaj vie pas fitores së madhe të arritur ndaj Llapit, 2-1.

Trepça ka pesë pikë, ndërsa Ferizaj gjashtë.

E ndeshja tjetër, po ashtu në ora 15:00 do të jetë në Klinë mes Dukagjinit dhe Drenicës.

Dukagjini e ka nisur keq sezonin dhe ndodhet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 2 pikë, ndërkaq Drenica është në pozitën e 8-të me pesë pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale