Gjatë së dieles do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës, me vëmendje nga derbi Gjilani – Prishtina.
Gjilani do të kërkoj fitoren e parë pas dy barazimeve radhazi përmes ndeshjes kundër Prishtinës.
Gjilanasit momentalisht gjenden në vendin e 3-të në renditjen tabelare me 21 pikë, ndërsa prishtinasit në vendin e 6-të me 16 pikë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:30.
Ndeshje tjetër do të jetë edhe përballja mes Dukagjinit dhe Feronikelit, skuadra këto të cilat nuk janë duke kaluar formë të mirë pasi gjenden në vendin e 9-të, respektivisht 10-të.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje