Një shpërthim i fuqishëm dhe vdekjeprurës ka ndodhur sot, rreth orës 16:20 (ora lokale), në Taksim, që është një nga lagjet më të mëdha të Stambollit, në rrugën Istiklal. Sipas informacioneve që vijnë nga mediet turke, kanë humbur jetën nga shpërthimi 6 persona dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.
CNN Turqi raporton se dyshohet se mund të jetë një sulm terrorist me anë të çante-bombë.
Kjo ngjarje e rëndë ka prekur edhe futbollin turk. Kështu, ndeshja mes Besiktasit dhe Antalyasporit, e programuar për të nisur në orën 18:00 (ora lokale 15:00) është shtyrë për një datë tjetër. Vendimi u mor pasi autoritetet i frikësoheshin ndonjë akti tjetër terrorist pikërisht gjatë grumbullimit të tifozëve për të ndjekur këtë përballje.
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Mot kryesisht i vranët të premten, temperaturat deri në 7 gr...
AS Roma merr fitore të madhe ndaj Stuttgartit në Ligën e Evr...