Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, rrahje mes basketbollistëve

19:10 | 4 Maj 2021

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë.

Pikërisht pas mbylljes së pjesës së parë ka ndodhur një përleshje e madhe, derisa lojtarët ishin duke u larguar nga parketi për të shkuar në zhveshtore.

Në përleshje janë përfshirë lojtarët e të dy skuadrave, ku kanë shkëmbyer goditje, ndërsa është dukur të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.

FBK-ja nuk ka dhënë ndonjë njoftim për këtë takim të ndërprerë. Rezultati pas 20 minutave lojë ishte 49:48 në të mirë të Pejës.

Peja është ankuar në faqen zyrtare se basketbollistët dhe stafi i saj janë sulmuar pas fundit të pjesës së parë.

“Ngjarje të tmerrshme në përfundim të pjesës së parë! Derisa ekipi ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit dhe lojtarëve të ekipës vendase na janë vërsulur si më keq ndaj ekipës sonë. Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje!” – thuhet në reagimin e KB Pejës në Facebook.

Rezultati në seri është 2:2, ndërsa fituesi i ndeshjes shkon në finale.

Ngjarje të tmerrshme në përfundim të pjesës së parë!

Deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt deshtoreve për pushimin…

Posted by KB Peja on Tuesday, 4 May 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara