Boston Celtics arrin një fitore “in-extremis” ndaj Denver Nuggets, 110 -111, falë një Irving në superformë. Ish-basketbollisti i Cleveland Cavaliers realizoi 27 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 3 topa poshtë koshit në një sfidë që e ruajti ekuilibrin deri në frymën e fundit. Në radhët e vendasve spikati Jokic me 24 pikë, 5 asiste dhe 9 rikuperime.
Konsolidon pozitat në zonën play off në Konferencën e Lindjes Miamit Heat, që iu imponua në transfertë Dallas Mavericks 88 – 95. Një sfidë pa shumë ritëm në “American Airlines Center”, ku në radhët e skuadrës nga Florida shkëlqeu Whiteside me 25 pikë dhe 14 rikuperime.
Po tregon një formë të mirë edhe Indiana Pacers që, e udhëhequr nga Oladipo, kaloi pa shumë probleme Charlotte Hornets 105 – 96. 25 pikë realizoi lojtari më i mirë i Pacers, duke fituar duelin me Walker të Hornets, që u ndal në 23 pikë.
Zgjohet më në fund Atlanta Hawks, që i shkaktoi humbjen e 21-të sezonale Minnesota Timberwolves. A pamjaftueshme për skuadrën mike paraqitje e Butler, që rezultoi me statistikat më të mira: 24 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime, transmeton SS.
Memphis Grizzlies iu mponua 120 – 109 Phoenix Suns, me skuadrën nga Arizona që po mbyll një sezon të dështuar, duke u klasifikuar në vendet e fundit të Konferencës së Perëndimit.
Greku Antetokounmpo konfirmohet lideri i Milwaukee Bucks që mposhti 107 – 95 Philadelphia 76ers. 31 pikë, 6 asistet dhe plot 18 rikuperimet e tij bënë diferencën në këtë përballje, që u dominua nga vendasit sidomos në pjesën e dytë.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...