Napoli ka vendosur dy rekorde pas fitores me rezultat të thellë në ndeshjen si nikoqir ndaj Fiorentinas.
Skuadra e Maurizio Sarrit fitoi me rezultat 4 me 1 takimin e xhiros së 37 në Serie A duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në ligë, gjë që i ka ndodhur për herë të parë “Partenopeit” këtë edicion, shkruan portali arbresh.info.
Përveç kësaj, Napoli ka tejkaluar rekordin e arritur sezonin e kaluar me 82 pikë në tabelë duke vazhduar qëndrimin në pozitën e tretë tani me 83 pikë, dy më pak se Juventusi në krye të tabelës.
Kalidou Koulibaly (8′), Lorenzo Insigne (36′) dhe Dries Mertens (57′) (64′) ishin golashënuesit e skuadrës në ‘Stadio San Paolo’, ndërsa për Fiorentinan shënoi vetëm Josip Ilicic (60′)./arbresh.info
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë