Napoli e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Serie A, duke e mposhtur Milanin pas një përmbysje spektakolare me rezultat 3:2.
Skuadra e Carlo Ancelottit edhe pse ishte në disavantazh, me një angazhim të madh dhe dëshirë të jashtëzakonshme për fitore, arritën të përmbysin rezultatin, për një fitore të paharruar.
‘Rossonerët’ kaluan të parët në epërsi kur Bonaventura shënoi në minutën e 15’ për 0-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Milan dyfishoi epërsinë me mbrojtësin Calabria për 0-2.
Vazhdimi i pjesës së dytë i takoi në tërësi Napolit, që fillimisht në minutën e 53’ me anë të Zielinskit ngushtoi epërsinë në 1:2. Ishte pikërisht ky lojtar që shënoi një tjeër gol të bukur në minutën e 67’, për 2:2.
Golin e fitores për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën e 80’, pas një asistimi të pranuar nga Allan.
Në fund, Napoli 3:2 Milan
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...