Napoli – Roma, formacionet zyrtare

19:47 | 29 Janar 2023
KRG

Në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, Napoli dhe Roma zhvillojnë ndeshjen kryesore të javës së 20-të në Serie A.

Partenopei vazhdojnë ta kryesojnë kampionatin italian me 50 pikë, 10 më shumë se përcjellësi i parë Inter dhe duan ta rritin këtë diferencë.

Giallorossët që ndodhen në vend të gjashtë në tabelë (me 37 pikë), synojnë pozitën e katërt që mbahet nga Milani me një pikë më shumë.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet strategëve Luciano Spalletti dhe Jose Mourinho, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi.

Formacionet zyrtare:

 

Shpërndaje në rrjete sociale