Napoli raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re Amir Rrahmanit.
Napoli, i cili tashmë ka siguruar vendin e tretë në tabelën e Serie A dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, thuhet se është duke menduar tani për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Klubi italian është duke përgatitur një kontratë të re për Rrrahmanin, i cili ishte i pazëvendësueshëm këtë sezon.
Sipas gazetarit italian dhe eksperti i merkatos, Nicolo Schira, Napoli do t’i ofrojë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Kontrata aktuale e reprezentuesit të Kosovës skadon më 30 qershor 2024.
28-vjeçari është pjesë e Napolit që nga janari i vitit 2020. Rrahmani ka regjistruar në total 61 paraqitje me skuadrën italiane në të gjitha garat.
Ish-mbrojtësi i Hellas Veronas ka shënuar pesë gola dhe një asistim.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran