Napoli është eliminuar nga UEFA Evropa Liga në duart e RB Leipzigut.
Pavarësisht fitores 2 me 0 në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/32-së në Red Bull Arena, gjiganti italian është eliminuar nga kompeticioni evropian për shkak të golave të pranuara në takimin e parë si nikoqir, shkruan portali arbresh.info.
Një javë më parë skuadra e ‘Partenopeit’ kishte humbur 3 me 1 në Stadio San Paolo për shkak se trajneri Maurizio Sarri ruajti lojtarët e tij kryesor për ndeshjet në kampionatin italian.
Pitor Zielinski dhe Lorenzo Insigne arritën të shënojnë për një rezultat të përgjithshëm 3 me 3 në Gjermani, por Leipzogi vazhdoi tutje për shkak të numrit të golave të shënuara si mysafirë.
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj ishte paraqitur në minutën e 68′ në fushë si një zëvendësues i Mario Ruit./arbresh.info/
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...