Napoli e “shkatërron” Bayernin në miqësore

19:21 | 31 Korrik 2021

Napoli ka arritur të shënojë fitore bindëse 0:3 në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munichut në miqësoret përgatitore për sezonin e ri.

Të tre golat u shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes, teksa Osimhen shkëlqeu me dy sosh,.

Fillimisht ai realizoi në minutën e 70-të, kurse një minutë më vonë e dyfishoi epërsinë.

Në të 86-tën, Machach realizoi për 0:3, e që ishte epilogu i këtij takimi.
Në këtë miqësore pati minuta edhe për Amir Rrahmanin. Qendërmbrojtësi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 75-tn e 75-të. /express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara