Duket se rikthimi i Radja Nainggolan te Cagliari nuk ka ndryshuar aspak mesfushorin për shkak se tani është kapur nga kamerat duke pirë duhan.
Belgu iu bashkua së fundmi rivalit në Serie A nga Interi pasi “Nerazzurrët” bënë të qartë se ish lojtari i AS Romas nuk do të jetë në planet e tyre për sezonin 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Rikthimi i Nainggolan është pritur ngrohët nga tifozët e Cagliarit dhe duket se është adaptuar me shpejtësi me jetën në Sardinia ku është kapur edhe duke pirë duhan.
Mesfushori është parë i shoqëruar me bashkëlojtarët te Cagliari në një festival dhe pavarësisht numrit të madh të njerëzve, telefonat ishin të gjithë pas tij dhe lojtari nuk hezitoi aspak për të ndezur cigaren.
Sidoqoftë, Nainggolan nuk është lojtari i parë që është parë duke pirë cigare dhe padyshim se largimi i tij nga Interi ka të bëjë me stilin e jetës së tij jashtë fushe./arbresh.info/
#Nainggolan non cambia abitudini: ripreso mentre fuma a #Cagliari VIDEO [dal profilo Instagram di armandodamb] pic.twitter.com/xMcpPDYvUI
— calciomercato.com (@cmdotcom) August 10, 2019
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...