Yuto Nagatome duket se do të largohet nga Interi në mënyrë që t’i bashkohet skuadrës turke Galatasaray në formë huazimi me opsionin për blerje.
Gjiganti turk ka qenë duke kërkuar për një qendërmbrojtës, por transferimi i Kwadwo Asamoas së Juventusit dështoi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ‘Sky Italia’ dhe ‘Premium Sport’ janë duke raportuar se ata janë shumë afër nënshkrimit me Nagatomon për një sezon në formë huazimi për 1 milionë euro me opsionin për blerje rreth 6-7 milionë euro.
Reprezentuesi japonez ka bërë mbi 200 paraqitje për “Nerazurrët” gjatë tetë sezoneve, por ka bërë vetëm nëntë paraqitje si startues në Serie A deri tani këtë sezon.
Agjenti i tij, Federico Pastorello, pritet të udhëtoj sonte në Stamboll për të zhvilluar negociatat derisa Nagatomo synon të luaj gjatë verës në Kampionatit Botëror./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...