Spanjolli Rafael Nadal kaloi në çerekfinale të Wimbledonit pa shumë probleme, duke mundur në 1/16-të holandezin Botic van de Zandschulp, lojtarin e 25-të në botë, me rezultatin 6:4, 6:2, 7:6.
Për të kaluar në gjysmëfinale ai do të luajë kundër, amerikanit Taylor Fritz, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë po vazhdoj në rrugën e duhur. Kjo është një lojë shumë pozitive ndaj një kundërshtari shumë të mirë që është përmirësuar shumë”, tha 36-vjeçari Nadal pas ndeshjes.
“Është shumë bukur të jesh në çerekfinale pas tre vitesh, veçanërisht duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur së fundmi”, shtoi ai.
“Ndeshja kundër Fritz do të jetë “e vështirë, por ne jemi në çerekfinale të Wimbledon, kështu që çfarë mund të presim tjetër”, shtoi ai.
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...