Superylli që luan në Superligën e Turqisë te Fenerbahçe, Vedat Muriqi, ka realizuar dy gola sonte kundër Kasimpasas.
Të dy golat erdhën pas ekzekutimit të dy penalltive në mënyrë të saktë nga ish ylli i Lirisë së Prizrenit.
Në këtë formë, Muriqi ka 7 gola në 11 ndeshje për ekipin e madh turk, në të cilin dikur luante edhe i ndjeri Fadil Vokrri.
Por, ka edhe një lajm të keq. Muriqi është rrëzuar dy herë gjatë ndeshjes dhe mbeti i lënduar.
Madje, rrëzimi në herën e dytë ishte i frikshëm dhe e la lojtarin dardan të shtrirë për disa minuta.
Megjithatë Muriqi u ngrit në këmbë por vazhdonte të jepte shenja se kishte dhimbje duke na lënë të gjithëve në frikë për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë e Anglisë.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...