Pas zhurmës së madhe për transferimin e Vedat Muriqit në klubin Club Burgge, ai tashmë është rikthyer në Itali për t’i bërë testet mjekësore tek Lazio.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, sot në mëngjes është parë në klinikën “Paideia” për të zhvilluar ekzaminimet mjekësore me skuadrën italiane, kanë bërë të ditur mediat italiane, përcjell arbresh.info.
Pasi të zhvillojë vizitat mjekësore, pritet të merret vendimi për të ardhmen e karrierës së prizrenasit.
Në sezonin e kaluar, Muriqi ishte i huazuar tek skuadra spanjolle, Mallorca, ku arriti të zhvillojë 16 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe duke krijuar 3 asistime. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër