Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është krenar me skuadrën e tij, Atalanta, pasi këta të fundit mposhtën anglezët e Evrtonit.
Atalanta ishte nikoqire e Evertonit në ndeshje hapëse të grupeve për sezonin e ri 2017/18 të Ligës së Evropës.
Ky takim u fitua nga vendasit italian me rezultat të thellë 3-0, duke qenë befasi për shumë kënd, ku golat u shënuan nga Andrea Masiello (27’), Andrea Petagna (41’) dhe Bryan Cristante (44’).
Portieri i Shqipërisë, Berisha mbrojti për 90 minuta, ku pati paraqitje brilante duke mbajtur portën e paprekur ndaj yjeve të mëdha si Wayne Rooney dhe Gylfi Siggurdson.
Kjo paraqitje e bëri krenar portierin Berisha, i cili pas ndeshjes u shpreh në Facebook: “Krenar me këtë skuadër”.

Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...