Ish trajneri i Manchester United, David Moyes është i lumtur që Adnan Januzaj është duke treguar kualitetin e tij në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Anësori me prejardhje shqiptare i Real Sociedadit ka arritur të rindërtoj karrierën e tij qysh pas largimit nga Manchester United vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“I ngjashëm si Wayne Rooney, Adnani është talenti i ri më i mirë me të cilin unë kam punuar si një trajner”, ka thënë Moyes për ‘ESPN’. “Ai është një lojtar i shkëlqyer që ka aftësi të mbaj ekuilibër të madh dhe aftësi për të kaluar me lehtësi njerëzit”
“Kur e shoh drejtpeshimin e tij në topin, ai ka karakteristika të John Cruyff”
Januzaj shënoi golin e vetëm dhe të fitores në triumfin 1 me 0 të Belgjikës kundër Anglisë në takimin e xhiros së tretë të turneut madhështor në Rusi./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës