Jose Mourinho beson se arritja e Cristiano Ronaldos në Juventus është “fantastike” për futbollin italian dhe mendon se kjo mund t’i motivoj rivalët e “Zonjës së Vjetër”.
Sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare te kampioni në Serie A pasi iu bashkua atyre nga Real Madridi për 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Derisa ishte doke folur pas fitores së Manchester United ndaj Milanit në penalti mbrëmjen e kaluar, ish trajneri i Interit shpjegoi se si Juventusi mund të vazhdojë dominimin në futbollin italian duke shtuar se skuadrat e tjera mund të kenë më shumë nxitje për t’i mposhtur ata.
“Ronaldo në Juventus është transferim fantastik për futbollin italian”, ka thënë trajneri i “Djajve të Kuq” për bashkëkombësin e tij.
“Zonja e Vjetër ka dominuar për shumë vite dhe tani do të jetë edhe më e lehtë me një lojtar të kualitetit të tij”
“Por, unë mendoj se kjo mund t’i shtojë motivim ekstra rivalëve të tyre. Ndoshta superioriteti i Juventusit mund t’i dhurojë një shtytje skuadrave si Milani, Roma, Interi dhe Napoli”
Skuadra e United të Mourinhos siguroi fitore ndaj asaj të Gennaro Gattussos mbrëmjen e kaluar me anë të penaltive duke fituar me rezultat 9 me 8 pas barazimit 1 me 1 në kohën e rregullt./arbresh.info/
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...
BE investon 5.2 milionë euro në shkollën e re në Prizren
Teksa vazhdon shkëlqimi i Aros tek Sassuolo – klubi publikon...
Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidarite...