Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka refuzuar ofertën e Kombëtares së Brazilit, duke qëndruar besnik ndaj skuadrës që drejton, AS Roma.
Kombëtarja braziliane momentalisht është pa selektor, pas dorëheqjes së Tite-s.
Tite dha dorëheqje pas eliminimit të Brazilit në Kampionatin Botëror nga Kroacia.
Drejtuesit e Federatës së futbollit të Brazilit, menjëherë pas dorëheqjes së Tite-s, kanë rënë në kontakte me Mourinhon, mirëpo ky ka refuzuar ofertën e tyre, shkruan arbresh.info.
Arsyeja e refuzimit është përshkak se portugezi dëshiron të qëndrojë sa me i fokusuar në detyrat që e presin tek Roma.
Sipas mediave të huaja, legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo ishte njëri kryesor i cili u përpoq ta bindte të ndryshonte vendimin e tij, mirëpo 59-vjeçari ishte i bindur në vendimin e tij.
Mourinho erdhi tek Roma në vitin 2021, ndërsa gjeti skuadrën italiane në kushte mjaftë të këqija mirëpo arriti të fitojë Conference league duke rikthyer vetbesimin tek skuadra italiane./arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...