Jose Mourinho ishte i ftuar në ‘podcastin’ e Rio Ferdinand.
Në të, ai pranoi se ishte lënduar shumë nga shkarkimi që mori së fundmi nga Roma dhe më pas zbuloi favoritët e tij për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Liverpool aktualisht është skuadra lider në Ligën Premier me dy pikë epërsi, por edhe një lojë më shumë se Manchester City.
Pasi u mendua pak për përgjigjen përfundimtare, Mourinho sërish i dha avantazhin skuadrës së Pep Guardiolës.
Për të, ajo është gjithashtu një nga dy favoritët më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.
“Unë do të thosha se Manchester City ose Real Madrid do ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Do të ishte një befasi e madhe për mua nëse do të ishte dikush tjetër, megjithëse Bayern dhe Paris Saint-Germain gjithashtu mund ta fitojnë titullin”.
“Unë do të doja që titulli të shkonte te Reali, për hir të klubit dhe Carlo Ancelottit”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...