Manchester United dhe Arsenali janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.
23-vjeçari, i cili është në gjendje të luaj në krahun e djathtë dhe të majtë të mbrojtjes, është bërë pjesë kryesore e skuadrës së Maurizio Sarrit te Napoli, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” kanë qenë që një kohë të gjatë të lidhur me transferimin e kapitenit të Shqipërisë, i cili thuhet se prek shifrën prej 32.7 milionë euro, për të zëvendësuar gjatë verës futbollistët si Nacho Monreal dhe Kieran Gibbs pas sezoneve dëshpëruese.
Transferimi i Hysajt te Manchester United do të kishte gjithashtu një rëndësi të madhe për skuadrën e “Djajve të Kuq” derisa Matteo Darmian dhe Luke Shaw pritet të largohen nga klubi me përfundimin e sezonit.
Po ashtu, së fundmi agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi, ka konfirmuar se klube të mëdha nga Premierë Liga e Anglisë janë në garë për shërbimet e klientit të tij.
Sidoqoftë, trajneri portugez Jose Mourinho besohet se është i gatshëm për të ofruar shumën e kërkuar për transferimin e Elseid Hysajt, i cili është në sezonin e tij të dytë te Napoli.
Hysaj, i cili thuhet se preferon transferimin në ‘Old Trafford, ka bërë 28 paraqitje në Serie A gjatë sezonit 2016-17./arbresh.info
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...