Jose Mourinho jo vetëm që është gati të qëndrojë te Roma, por edhe të zgjasë kontratën e tij deri në qershor 2026, sipas raportimeve të fundit në Itali.
Trajneri kishte ngritur vazhdimisht dyshime për të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se klubi duhej t’i jepte atij më shumë burime për të punuar, edhe pse qëndronte brenda parametrave të Fair Play-t Financiar.
Situata ndryshoi pas një takimi me pronarët e klubit, familjen Friedkin, por edhe faktin që Paris Saint-Germain u tërhoq nga bisedimet me ‘Special One’, pasi hierarkia e Katarit nuk e konsideroi atë të përshtatshëm për skuadrën e Ligue 1.
Sidoqoftë, ‘Corriere dello Sport’ pretendon se tani ka negociata që jo vetëm të mbetet për vitin e tretë dhe të fundit të kontratës së tij, por edhe për ta zgjatur atë deri në vitin 2026.
Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë, më pas arriti në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur në penallti nga Sevilla./Lajmi.net/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...