Jose Mourinho është në pritje që brenda kësaj jave të ketë në dispozicion mesfushorin holandez Georgino Wijnaldum dhe sulmuesin Italian Andrea Belotti, për të cilët drejtuesit e klubit verdhekuq po punojnë intensivisht që t’i sjellin në “Olimpico”.
Megjithatë merkatoja e Romës nuk do të mbyllet këtu, pasi trajneri portugez ka kërkuar edhe një tjetër futbollist për mbrojtjen dhe konkretisht, një lojtar që të jetë i mësuar të luajë me rreshtimin me katër në prapavijë.
Tre nga katër qendërmbrojtësit aktualë të verdhekuqve, Mancini, Ibanez e Kumbulla, japin më të mirën e tyre në rreshtimin me tre, por Mourinho po planifikon rikthimin te skema e tij karakteristike, 4-2-3-1 dhe për momentin vetëm Smalling ka cilësitë e duhura për t’u përshtatur.
Lista e emrave që portugezi u ka dhënë drejtuesve të klubit është e gjatë dhe në të bëjnë pjesë emra si Zagadou, të cilit i ka përfunduar kontrata me Dortmundin dhe është lojtar i lirë, por edhe Tanganga e Eric Bailly, të cilët Mourinho i ka stërvitur më herët te Manchester United e Tottenham./SS/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...