Mourinho i fut tifozët në mendime për një lëndim që pësoi – Kumbulla apo Karsdorp ishte fajtori?

22:11 | 13 Maj 2022

Trajneri portugez, Jose Mourinho, zbuloi një episod që i ka ndodhur gjatë stërvitjes me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, por pa treguar fillimisht emrin, duke i bërë kuriozë të gjithë tifozët.

Futbollisti kuqezi i ka dhënë një shkelm të fortë portugezit, aq sa i është dashur ndihma e fizioterapistëve.

Në profilin e tij në Instagram, Mourinho ka postuar një video ku shfaqet duke iu nënshtruar një trajtimi në këmbën e majtë.

“Nëse më shihni duke çaluar apo me sandale, duhet ta dini se K më ka shkelmuar”, ka shkruar portugezi, por duke e lënë gjithsesi “enigmë” personazhin që e kishte dëmtuar: “K RK apo MK?”, duke iu referuar njërit mes Karsdorpit dhe Kumbullës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Por më vonë, pasi kishte pare reagimet në rrjetet sociale, Mourinho tregoi se kush e lëndoi.

“Pasi Karsdorp u sulmua në rrjetet sociale, më duhet të postoj këtë imazh dhe të them se Kumbulla është përgjegjës”, shkroi trajneri duke e nxjerr edhe një foto.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Në postimin e Mourinhos ka shkruar edhe Kumbulla, që shkruan shkurt: “Kapa topin mister”.

Nuk ka munguar një koment i Lorik Canës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara