Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur për shanset që Juventusi ka në Ligë të Kampionëve.
“Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, ata kanë kualitet, eksperiencë dhe një lojtar vendimtar si Ronaldo, por nuk do të ishte një befasi e tmerrshme nëse ata eliminohen tani sepse ata përballen me një skuadër me shumë ambicie”, ka thënë Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
“Atletico Madridi ka bërë një investim të rëndësishëm për të qenë në gjendje të luaj finalen në stadiumin e tyre. Mendoj se ata janë duke luajtur shumë mirë dhe ne e dimë se si Simone mendon, ai ka sulmues të mirë që mund të bëjnë dallimin”
Takimi i parë mes dy gjigantëve zhvillohet mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Ndeshja fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...